Ndërlidhjet

logo-print

"Walk of Shame"-aktiviteti i sotëm i Vetëvendosjes


“Pasarela e Turpit” e ka quajtur lëvizja Vetëvendosje, aktivitetin e sotëm në qendër të Prishtinës.

Në sheshin Nëna Tereza, sot kjo lëvizje ka vendosur një imitim të të ashtuquajturit “Hollywood – Walk of Fame”, në të cilin janë të shkruar emrat e yjeve të njohura botërore.

Në Prishtinë, subjekti opozitar i Kosovës ka shkruar emrat e atyre që Vetëvendosje konsideron se janë “hajnat e pronës publike, të mirëqenies së qytetarëve dhe të së ardhmes së Kosovës”.

Sipas Vetëvendosjes, më të dalluarit ndër “yjet” e tilla janë kryeministri Hashim Thaçi dhe pjesëtarët e tjerë të qeverisë, Besim Beqaj, Edita Tahiri, Bedri Hamza, Hajredin Kuçi dhe Bajram Rexhepi.

Aktivistja e kësaj lëvizjeje, Puhie Demaku, gjatë zbulimit të “Walk of Shame” të Prishtinës, deklaroi se “udhëheqësit e kësaj Qeverie janë mishërim i turpit të këtij vendi, të këtij populli dhe kësaj shoqërie.”
XS
SM
MD
LG