Ndërlidhjet

FMN alarmon për rreziqet ndaj tregut global


Fondi Monetar Ndërkombëtar sot ka paralajmëruar se ka “rreziqe shumë të qarta” për rikuperimin e ekonomisë globale.

FMN ka publikuar një paralajmërim në Sao Paolo derisa e ka bërë publik edhe një raport që është rishikim mbi ekonominë botërore.

Raporti i FMN-së, thotë se shqetësimet rreth eurozonës të zhytur në borgje, sidomos vende si Greqia, Irlanda dhe Portugalia, kanë rikthyer fokusin në mundësitë e mëdha të goditjes si sëmundje ngjitëse ndaj bankave.

Fondi gjithashtu i ka bërë thirrje Kongresit amerikan që të rris nivelin e kufizimit të borgjit, duke paralajmëruar se dështimi për të reaguar mund të rrezikoj një përmbytje të madhe të tregut global.

Qeveria amerikane e ka arritur limitin e marrjes borgj e që është 14.29 trilion dollarë më datën 16 maj. Thesari amerikan ka ndërmarrë masa të jashtëzakonshme teknike që të evitojë pamundësinë për të paguar borgjin , mirëpo ata kanë njoftuar se pas datës 2 gusht, nuk kanë më mundësi manovrimi.
XS
SM
MD
LG