Ndërlidhjet

logo-print

Rusia blen anije luftarake nga Franca


Rusia ka nënshkruar sot një kontratë të vlefshme 1 miliard dollarë për të blerë dy anije lufte franceze.

Presidenti rus, Dmitri Medvedev, ka marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit i cili u bë në kohën kur mbahej Forumi Ekonomik i Shën Peterburgut.

Drejtori i një korporate ushtarake ruse, Anatoli Isaikin, ka thënë se Franca është pajtuar që të transferoj teknologji të ndjeshme. Sipas një marrëveshje paraprake të arritur në dhjetor, bënë që dy anije luftarake të ndërtohen në Francë dhe dy të tjera të ndërtohen edhe në Francë dhe një pjesë e tyre në Rusi.

Blerja, e para e Rusisë nga një anëtar i NATO-s, ka nxitur shqetësimin e aleatëve të Francës si dhe të disa ish shteteve sovjetike.

Një anije çfarë është pajtuar Rusia ta blejë mund të mbajë deri në 16 helikopterë, katër mjete zbarkimi, 13 tanke, rreth 100 automjete të tjera dhe një forcë të përbërë prej 450 trupave.
XS
SM
MD
LG