Gratë aktiviste në Arabinë Saudite kanë protestuar kundër autoriteteve, duke ngarë vetura. Ndonëse nuk ka ligj të shkruar në Arabinë Saudite që në mënyrë specifike ndalon gratë shofere të drejtojnë vetura, megjithatë autoritetet e këtij vendi zbatojnë dekrete fetare që e ndalojnë një gjë të tillë. Protesta erdhi pas zemërimit që shkaktoi paraburgimi i 32-vjeçares, Manal Al-Sharif, pasi kishte postuar në internet një video që e tregon atë duke ngarë veturën e saj.