Ndërlidhjet

Viktima të tjera nga protestat në Siri


Demonstratat e reja kundër regjimit të Presidentit, Bashar al Asadit, janë mbajtur në tërë Sirinë sot, ndërsa raportohet për së paku 16 civilë të vrarë.

Mediat shtetërore kanë thënë se një polic është vrarë dhe më shumë se 20 të tjerë janë lënduar kur “grupe të armatosura” kanë hapur zjarr në drejtim të tyre.

Më herët, tanket dhe automjetet e blinduara kanë shkuar në drejtim të dy qyteteve veriore derisa ushtria po tenton t’i jap fund protestave anti-qeveritare.

OKB-ja, ka njoftuar se së paku 1 mijë persona janë vrarë deri më tash gjatë shtypjes së protestave nga qeveria e vendit, që prej mesit të muajit mars.

Rreth 10 mijë sirianë kanë dal ilegalisht në Turqi, duke i ikur dhunës qeveritare.
XS
SM
MD
LG