Ndërlidhjet

OKB e dënon dhunën qeveritare në Bellorusi


Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, i ka dënuar sot autoritetet e Bellorusisë, për shtypjen e protestave të opozitës.

Këshilli e aprovojë rezolutën me 21 vota pro, pesë kundër dhe 19 abstenime.

Rezoluta e “dënon shkeljen e të drejtave të njeriut” që janë bërë para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të kontestuara presidenciale të mbajtura në dhjetor në Bellorusi.

Bellorusia në anën tjetër e ka hedhur poshtë këtë rezolutë duke e dënuar atë.
XS
SM
MD
LG