Ndërlidhjet

OKB trajton ndaras talibanët dhe Al Kaidën


Këshilli i Sigurimit i OKB-së ka vendosur që të trajtojë ndaras Talibanët dhe Al Kaidën. Deri më tash, sanksionet e OKB-së i kanë pasur si cak të përbashkët talobanët dhe Al Kaidën. Njëra rezolutë, tani, i ka vendosur taliabnët në listën e zezë, ndërsa një tjetër e ka vendosur Al Kaidën në listën e individëve që nuk mund të udhëtojnë dhe të cilëve duhet ngrirë asetet.

Ambasadorja amerikane në OKB, Susan Rajs, ka thënë këshilli ka vendosur disa “hapa të rëndësishëm” që t’i përgjigjen zhvillimeve dhe kërcënimeve të ndara që paraqesin talibanët dhe Al Kaida. Analistët thonë që kjo lëvizje ka për qëllim që t’i jepet përkrahje qeverisë afgane në përpjekjet e saj për pajtim dhe për efektivitet në luftën kundër terrorizmit global.
XS
SM
MD
LG