Ndërlidhjet

Klinton: Dhuna në Siri, tregon se Asadi s'është reformator


Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, në një koment në gazetën që botohet në arabisht, Ashark al Avsat, ka shkruar se shtypja e protestave të kundërshtarëve të regjimit të Bashar al Asadit, "nuk do e shuaj vrullin" për ndryshime në Siri.

Në versionin anglisht që është ofruar mediave nga Departamenti i Shtetit, Klinton ka shkruar me titullin: “Nuk ka kthim prapa në Siri”. Në këtë shkrim, ajo shkruan se është “çdo herë e më e qartë” që brutaliteti i vazhdueshëm mund t’i lejoj al Asadit, që ta shtyejë ndryshimin i cili është duke ardhur në Siri, mirëpo kjo nuk do e pamundësojë atë”.

Klinton ka shkruar në të përditshmen pan-arabe që botohet në Londër, se veprimet e Asadit e kanë “hedhur poshtë pretendimin e tij se ai është reformist”, ndërsa e ka kritikuar liderin sirian se ka marrë shembull nga represioni që ka ndodhur në Iran.
XS
SM
MD
LG