Ndërlidhjet

Ndryshimet kushtetuese në Marok, opozita i quan kozmetike


Mbreti i Marokut ka bërë publike një mori reformash kushtetuese të cilat sipas tij do e kthejnë vendin e Afrikës Veriore në një monarki kushtetuese. Në një fjalim të mbajtur të premtën mbrëma, mbreti Mohamed VI, ka thënë se reformat janë përgjigje ndaj dëshirave të marokenëve për më shumë demokraci në vend dhe forcimin e sistemit parlamentar.

Mbreti, megjithatë, do mbes udhëheqësi i ushtrisë dhe i një këshilli që e harton politikën e sigurisë. Aktivistët e lëvizjës së 20 shkurtit që kanë kërkuar më shumë demokraci, megjithatë, i kanë hedhur poshtë ndryshimet, duke i përshkruar ato si kozmetike.
XS
SM
MD
LG