Ndërlidhjet

logo-print

Policia e Kosovës e pranishme në zonat turistike në Shqipëri


Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë kanë nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi me të cilën policia e Kosovës përfshihet në patrullime të përbashkëta në Shqipëri gjatë sezonit turistik.

Marrëveshja është nënshkruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Reshat Maliqi dhe ai i Policisë së Shqipërisë Hysni Burgaj pas një takimi të zhvilluar në Tiranë. Të dy nënshkruesit kanë potencuar se marrëveshja ndërlidhet me sezonin turistik qershor – shtator kur ka një rritje të ndjeshme të numrit të shtetasve nga Kosova që shkojnë për pushime në zonat turistike të Shqipërisë dhe ka një shtim të qarkullimit të automjeteve për në Shqipëri.

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Bashkëpunimit parasheh shërbime të përbashkëta të policisë së shtetit shqiptar dhe Policisë së Kosovës, në akset kryesore rrugore të Republikës së Shqipërisë, përgjatë sezonës verore.

Sipas një komunikate të lëshuar nga Policia e Kosovës thuhet po ashtu se marrëveshja ka për qellim, vendosjen e bashkëpunimit konkret në fushën e parandalimit të kundërvajtjeve administrative për rritjen e efikasitetit të luftës ndaj humbjes së jetëve njerëzore në aksidentet rrugore dhe zbatimin me rigorozitet të legjislacionit rrugor, për krijimin e një ambienti më të sigurt për të gjithë qytetarët dhe përdoruesit e rrugës, që qarkullojnë në akset rrugore që lidhin dy vendet .
Zbatimi i kësaj marrëveshje pritet të realizohet menjëherë.
XS
SM
MD
LG