Ndërlidhjet

KFOR-i i dorëzon policisë kufirin me Maqedoninë


KFOR-i i ka dorëzuar Policisë së Kosovës përgjegjësitë për pjesën e fundit të vijës kufitare me Maqedoninë. Në një ceremoni të organizuar në zonës kufitare në Zllakuqan të Ulët është bërë pranim – dorëzimi i përgjegjësive kufitare nga KFOR-i tek Policia e Kosovës.

Finalizimi i dorëzimit të kompetencave është bërë nga komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Buhler.

Policia e Kosovës pas marrjes së plotë të përgjegjësisë nga KFOR-i të vijës kufitare me shtetin e Shqipërisë të cilën e ka realizuar kohë më parë, tani pranoi edhe marrjen e përgjegjësisë së plotë të vijës kufitare me Maqedoninë dhe në një të ardhme të afërt pritet te vazhdoje marrjen e përgjegjësive tjera me Malin e Zi.

Në këtë ceremoni të pranishëm kanë qenë edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Reshat Maliqi, Ministri i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi dhe përfaqësues të tjerë të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
XS
SM
MD
LG