Ndërlidhjet

logo-print

Shtyhet pastrimi i centralit berthamor në Fukushima


Operatori i centralit berthamor japonez, në Fukushima, ka thënë se e ka ndaluar operacionin e pastrimit të ujit radioaktiv vetëm pak orë pasi e kishte nisur atë.

Një nga zëdhënësit e Kompanisë së Energjisë Elektrike të Tokios, ka thënë se nivelit e rrezatimit janë rritur më shpejtë se sa është pritur.

Operacioni i pastrimit filloj të premtën pas disa shtyerjeve për shkak të problemeve në centralin e Fukushimës, që u ndalua së funksionuari pas termetit dhe cunamit pasues të 11 marsit.

Zëdhënësi i TEPCO, Juniçi Matsumote, thotë se kompania nuk e di ende se kur mund të vazhdoj pastrimit.

“Në këtë pikë, ne ende nuk e kemi një orar për vazhdimin e operacionit në objektin e trajtimit të ujit”, tha Matsumoto

Zyrtarët kanë thënë më herët gjatë kësaj jave se sasi të mëdha të ujit të kontaminuar në këtë central, që gjendet 240 kilometra larg prej Tokios, është rrezik që të derdhen në det brenda një jave nëse nuk fillon operacioni i pastrimit të tij.
XS
SM
MD
LG