Ndërlidhjet

Policia interevenon në ndejën që u lajmërua në Facebook


Policia është thirrur për të intervenuar në qytetin gjerman të Vupertalit mbrëmjen e së premtës, në një ndejë që kishte tërhequr 800 mysafirë, pas postimit të njoftimit për ndejën, në rrjetin social, Facebook.

41 persona të moshës së re janë arrestuar përkohësisht pasi e kishin trazuar qetësinë. Ky është incidenti i dytë këtë muaj në Gjermani ku pas një njoftimi në facebook për planifikimin e një ndeje, ka rezultuar në një numër shumë të madh pjesëmarrësish.

Më 3 qershor, policia është dashur që të intervenojë pasi 1600 persona janë paraqitur dhe kanë filluar të shkaktojnë probleme në festën e ditëlindjes së 16-tëtë një vajze në Hamburg, pasi ajo gabimisht kishte ftuar me mijëra persona të panjohur në ndejën e saj.
XS
SM
MD
LG