Ndërlidhjet

logo-print

Karzai: SHBA-të janë duke kontaktuar me talibanët


Presidenti afgan, Hamid Karzai, thotë se SHBA-të janë në kontakt me talibanët duke biseduar rreth mundësisë së një marrëveshjeje që do t’i jepte fund luftës 10 vjeçare në Afganistan.

Diplomatët tashmë kanë njoftuar se ka muaj të tërë që po mbahen bisedime paraprake në mes të dy palëve ndërsa Karzai ka kohë që ka thënë se afganët janë në kontakt me grupet e kryengritësve.

Mirëpo deklarata e Karzait bërë në një konferencë me gazetarë në Kabul, besohet të jetë konfirmimi i parë për përfshirjen e SHBA-ve, në këto negociata.

Ambasada e SHBA-ve nuk ka pranuar që të komentoj deklaratën e Hamid Karzait.
XS
SM
MD
LG