Ndërlidhjet

Vriten 9 persona në një nga sulmet më të rënda në Afganistan


Ministria e Brendshme e afganistanit njofton se një sulm nga tre sulmues vetvrasës ndaj një stacioni policor në Kabul ka vrarë sot nëntë persona. Ministria, përmes një komunikate ka thënë se 3 policë, një agjent sekret dhe pesë civilë janë të vrarët.

Sulmi ka nxitur një konflikt të armatosur që ka zgjatur një orë. Policia njofton se sulmuesit kishin të veshur uniforma të Ushtrisë Kombëtare afgane.

Ky është sulmi i dytë i madh në kryeqytetin afgan brenda një muaji.
XS
SM
MD
LG