Ndërlidhjet

Vizita e parë zyrtare iraniane, prej 92 vjetësh, në Kabul


Ministri i Mbrojtjes së Iranit po qëndron për vizitë historike në Afganistan sot për të forcuar lidhjet me Kabulin zyrtar, derisa këta të fundit bëhen gati për marrjen e përgjegjësive nga forcat ndërkombëtare.

Televizioni shtetëror iranian, e ka cituar Ministrin, Ahmad Vahidi, duke thënë se “Republika Islamike e Iranit e konsideron sigurinë e Afganistanit, si sigurinë të vetën, ndërsa ne kemi bërë mjaft për stabilitetin e Afganistanit dhe se në të njejtën vijë do vazhdojmë edhe më tutje”.

Sipas të njejtit medium, vizita e Vahidit në Kabul është e para e një ministri të mbrojtjes së Iranit që prej 92 vjetësh.

Ai është takuar me homologun e tij afgan, Abdul Rahim Vardak, dhe sipas ministrisë së Vardakut, të dy zyrtarët i kanë diskutuar çështje si terrorizmin, drogat, trafikimin e armëve, krimin dhe sigurinë e kufinjëve.
XS
SM
MD
LG