Ndërlidhjet

Sot vendoset për kistin prej 12 miliardë eurove për Greqinë


Vendet e eurozonë sipas të gjitha gjasave do të pajtohen të dielën pasdite t’ia japin Greqisë kistin e pestë të kredisë të pakos shpëtuese financiare me qëllim që Athina t’i shpëtojë bankrotimit.

Në këtë takim do të debutojë edhe ministri i r ii sapozgjedhur i financave greke, profesori i të drejtës kushtetuese nga Selaniku, Evangelos Venizelos.

Pritet që edhe FMN të pajtohet për pagesën e radhës në fillim të muajit korrik. Nëse arrihet pajtimi zyrtar për kistin e radhës, Greqia do marrë 12 miliardë euro si pjesë e përpjekjeve të përbashkëta BE-FMN për të shpëtuar ekonominë në krizë të thellë të Greqisë. Shuma totale e pakos shpëtuese për këtë vend është 110 miliardë euro.
XS
SM
MD
LG