Ndërlidhjet

SHBA-të ndajnë 2.5 milion dollarë për Ministrinë e FSK-së


Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë nda një donacion prej 2.5 milion dollarë për Ministrinë e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sipas një njoftimi nga Ministria e FSK-së thuhet se të hënën do të nënshkruhet një memorandum i bashkëpunimit
Midis MFSK-së dhe Ambasadës se Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, për pranimin e këtij donacioni.

Këto mjete, thuhet se do të përdoren për sistemin e menaxhmentit informativ, sistem ky i cili do t'ju ndihmoj departamenteve të MFSK-së në kryerjen e detyrave dhe obligimeve të veta me standarde profesionale më të avancuara.
XS
SM
MD
LG