Ndërlidhjet

Ushtria siriane shumë afër kufirit me Turqinë


Ushtria siriane raportohet se ka hyrë në një fshat në kufi me Turqinë, shtet ku që ka mirëpritur rreth 10 mijë refugjatë sirianë që kanë ikur pas shtypjes së dhunshme të protestave anti-qeveritare.

Aktivistët thonë se ushtarët në tanke dhe transportues të trupave kanë hyrë në fshatin Bdama, duke e zgjeruar kështu shtypjen që deri tash ishte e fokusuar në krahinën veriperëndimore të Idlibit.

Britania ju ka bërë thirrje qytetarëve të saj që të largohen nga Siria për shkak të trazirave. Ndërkohë Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton. Ka thënë se shtypja e protestave nga regjimi i Presidentit, Bashar al Asad, nuk do e shuaj vrullin e ndryshimeve në Siri.
XS
SM
MD
LG