Ndërlidhjet

Argjentinë: Zbulohen armë dhe 440 kg. kokainë


Policia e Argjentinës ka zbuluar sot mbi 440 kilogramë kokainë dhe një sasi të armëve në një jahtë luksoze e cila lundronte me regjistrim amerikan, njoftojnë zyrtarët e këtij shteti.

Në jahtë kanë qenë edhe një ekuipazh të cilët kanë ikur gjatë bastisjeve të policisë, ka njoftuar ministrja e mbrojtjes së Argjentinës, Nilda Gare.

Komandanti i rojeve bregdetare, Oskar Arse, ka njoftuar se gjatë këtyre bastisjeve janë gjetur edhe armët dhe ka shtuar se ai beson që anija është dashur të lundrojë drejt Evropës.
XS
SM
MD
LG