Ndërlidhjet

logo-print

Hoxhaj e përfaqëson Kosovën në Forumin e Luksemburgut


Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka marrë ftesë nga Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kethrin Eshton, që të marrë pjesë në Forumin për Ballkanin Perëndimor.

Ky forum do të mbahet nesër në Luksemburg ndërsa pjesëmarrja do bëhet përmes formës së Gymnihut, ku nuk shkruhen emrat e shteteve pjesëmarrëse.

Pjesëmarrës tjerë janë të gjithë ministrat e e Punëve të Jashtme të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

Kryediplomati kosovar, sipas një komunikate të Ministrisë së Jashtme të Kosovës, do të ketë takime të ndara me Baroneshën Kethrin Eshton dhe disa ministra të tjerë të vendeve anëtare të BE-së.

Komunikata e MPJ-së, sqaron se “bashkëpunimi Rajonal dhe perspektiva Evropiane e Ballkanit Perëndimor, do të jetë ndër temat kryesore që do të diskutohen në këtë Forum”.
XS
SM
MD
LG