Ndërlidhjet

Jerusalem: Ndërtimet e reja në zonat e okupuara do të vazhdojnë


Këshilli komunal i Jerusalemit e ka aprovuar ndërtimin edhe të 2 mijë shtëpive në një zonë banimi të quajtur, Ramat Shlomo.

Ministria e Brendshme ka thënë përmes një komunikate se “më shumë hapësirë do të krijohet në secilen prej 2 mijë shtëpive si përgjigje ndaj nevojave të shumë familjeve që vujanë për shkak të problemeve të banimit në atë zonë.

Lagja Ramat Shlomo, gjendet në një zonë arabe në lindje të Jerusalemit, të cilen Izraeli e ka okupuar gjatë luftës gjashtë ditore të vitit 1967 dhe më vonë e ka aneksuar si pjesë të një plani që nuk është pranuar ndërkombëtarisht.

Ndërtimi apo zgjerimi izraelit i shtëpive në këtë zonë ka shkaktuar kritika nga BE-ja dhe Uashingtoni në të kaluarën, ndërsa ndërtimet në Ramat Shlomo kanë shkaktëruar një krizë në marrëdhëniet me SHBA-të, vitin e kaluar.

Sot, Përfaqësuesja e Lartë për Politikë të Jashtme e BE-se, Kethrin Eshton, ka biseduar me Kryeministrin Benxhamin Netanjahu, derisa komuniteti ndërkombëtar po bënë përpjekje që të rifilloj bisedimet për paqe në mes të Izraelit dhe palestinezëve.
XS
SM
MD
LG