Ndërlidhjet

logo-print

Luksemburg: Fillon Forumi për Ballkanin Perëndimor


Në Lukemburg sot fillon Forumi për Ballkanin Perëndimor, në të cilin, pos ministrave të jashtëm të vendeve të këtij rajoni, marrin pjesë edhe shefat e diplomacive të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe zyrtarët e lartë të BE-së, Ketrin Eshton dhe Shtefan File.

Pritet që temë e diskutimit do të jetë bashkëpunimi rajonal dhe perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit.

Ministria e Jashtme e Kosovës, ka njoftuar se në këtë takim merr pjesë edhe Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj.

Raportohet se shefja e politikës së jashtme të BE-së, Ketrin Eshton, gjatë takimit në Luksemburg, do të njoftoj për vizitat e saj në Prishtinë, Beograd dhe Sarajevë.
XS
SM
MD
LG