Ndërlidhjet

logo-print

Thaçi e ngushëlloi familjen Kelmendi


Me rastin e vdekjes së deputetes së Kuvendit të Kosovës, Nekibe Kelmendi, familjes së saj telegram ngushëllimi i ka dërguar kryeministri Hashim Thaçi.

Në këtë telegram, dërguar edhe Kuvendit të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, zoti Thaçi ka shprehur pikëllim të madh për vdekjen e deputetes, ish ministres së drejtësisë dhe veprimtares shumëvjeçare, Nekibe Kelmendi.

“Zonja Kelmendi, si nënë dhe bashkëshorte, përjetoi tmerret e dhunës dhe të gjenocidit të regjimit serb mbi popullin e Kosovës, duke përjetuar vrasjen e bashkëshortit dhe fëmijëve të saj”, thuhet pos tjerash, në telegramin e zotit Thaçi.

Mëtutje ai theksoi se ajo “gjeti forcën që të vazhdoj përkushtimet e saj për të mirën e shtetit të Kosovës dhe të qytetarëve të saj”.

Duke e përkujtuar punën e saj si ministre e drejtësisë, Thaçi në telegramin e tij, thekson se “zonja Kelmendi do të mbetet përherë një bashkëpunëtore e sinqertë, e angazhuar në forcimin dhe konsolidimin e shtetit demokratik të Kosovës, për të cilin ajo dhe familja e saj sakrifikuan shumë”, ka njoftuar kryeministria.
XS
SM
MD
LG