Ndërlidhjet

Vjenë: Fillon konferenca e ANEB-it për sigurinë atomike


Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) sot e fillon një konferencë në Vjenë, për të diskutuar për sigurinë atomike, pas shkatërrimeve në centralin Fukushima në Japoni.

Ministrat qeveritarë të afro 150 vendeve dhe përfaqësues të nivelit të lartë të 150 anëtarëve të ANEB-it, pritet të marrin pjesë në këtë konferencë njëjavore.

Raportohet se ka dallime se si të parandalohen aksidentet e ardhshme të mundshme, të ngjashme me atë të 11 Marsit, në Fukushima, ku ka pasur rrjedhje të rrezatimit pas dëmtimeve të mëdha të shkaktuara nga tërmeti dhe cunami.

Disa vende dëshirojnë që rregullat e reja të ANEB-it të përfshihen në kuadër të së drejtës ndërkombëtare, ndërsa të tjerët thonë se rregullat për siguri duhet të mbeten në përgjegjësi të qeverive individuale.
XS
SM
MD
LG