Ndërlidhjet

logo-print

Dagestan: U vra në oficer dhe një militant


Ministria e Brendshme e Rusisë njoftoi sot se në incidente të ndara në Republikën e Dagestanit në Kaukazin Verior rus, është vrarë një oficer i sigurisë dhe një militant i dyshuar.

Zëdhënësi lokal, Vjeçesllav Gasanov, tha se oficeri i Shërbimit Federal të Sigurisë, ishte vrarë nga persona të armamtosur e të paidentifikuar, sot herët në mëngjes, në kryeqytetin Mahaçkala.

Zëdhënësi Gasanov tha se militanti i dyshuar për involvim në dërgimin e sulmuesve vetëvrasës me bombë në Moskë, është vratë të dielën, poashtu, në Mahaçkala.
XS
SM
MD
LG