Ndërlidhjet

Siri: Presidenti Asad i fajësoi “sabotuesit” për krizë


Presidenti Bashar al-Asad, për krizën në Siri, e cila është shkaktuar nga protestat tremujore kundër qeverisë së tij, i ka fajësuar “sabotuesit”.

Në fjalimin në televizion, zoti Asad ka bërë thirrje për dialog kombëtar, por tha se është e rëndësishme të diferencohen “sabotuesit” dhe populli me “kërkesa legjitime” për reforma.

Opozita në Siri vlerëson se më se 1400 njerëz janë vrarë dhe 10 mijë të tjerë janë arrestuar, derisa forcat e Asadit janë përpjekur t’i shkatërrojnë protestat kundër regjimit autoritar të tij. Protestat patën filluar në mesin e muajit maj.

Nga goditja e ushtrisë, në pjesën veriperëndimore të Sirisë, është krijuar situatë ku më tepër se 10 mijë banorë kanë ikur në Turqi, ndërsa 10 mijë të tjerë, besohet se strehohen afër kufirit, por brenda Sirisë.

Njëherësh, një propozim rezolutë, që pritet të miratohet nga ministrat e jashtëm të BE-së sot në Luksemburg, thotë se Bashkimi Evropian po përgatitet për zgjerimin e sanksioneve kundër regjimit të Asadit.
XS
SM
MD
LG