Ndërlidhjet

logo-print

Sanader e tërhoqi ankesën kundër ekstradimit në Kroaci


Ish kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader, e ka tërhequr ankesën kundër ekstradimit, duke e hapur rrugën për kthimin e tij në Kraoci, ku ballafaqohet me akuza për korrupsioopn dhe keqpërdorim të pozitës.

Avokati i tij, Werner Suppan, i tha Agjecisë austriake të lajmeve se Sanaderi “është pajtuar për ta thjeshtuar procedurën e ekstradimit në Kroaci”.

Por, mbetet e paqartë se kur Ivo Sanader do të ekstradohet.

Autoritetet e Austrisë e kishin arrestuar atë në muajin dhjetor të vitit të kaluar, në bazë të një fletarresti ndërkombëtar të Kroacisë, për shkak të dyshimeve për keqpërdorim të pozitës dhe korrupsionit.

Ivo Sanader ishte kryeministër i Kroacisë në periudhën 2003-2009.
XS
SM
MD
LG