Ndërlidhjet

Rusi: Medvedev paralajmëron se s'do të garojë kundër Putinit


Presidenti i Rusisë, Dmitri Medvedev, ka paralajmëruar se ai nuk do të garojë kundër Vlladimir Putinit në zgjedhjet presidenciale, vitin e ardhshëm.

Në një intervistë të publikuar sot në të përditshmen londineze, Fajnenshël Tajms, zoti Medvedev, i ka refuzuar pohimet se ekziston “një hendek në rritje” ndërmjet tij e Putinit, i cili aktualisht është kryeministër.

Duke e përshkruar Putinin si “koleg dhe mik të vjetër”, zoti Medvedev tha se të dy ata paraqesin “në masë të madhe një forcë të njëjtë politike”.

Ai i ka hedhur poshtë spekulimet se mund të ndodhë që të dy të garojnë në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, duke thënë se “është vështirë të imagjinohet”.
XS
SM
MD
LG