Ndërlidhjet

Moldavi: Kandidati pro evropian fitoi kundër rivalit komunist


Kandidati i Aleancës pro-evropiane, Dorin Çirtoaka, qartazi ka fituar në zgjedhjet për kryetar të kryeqytetit Kishinev në Moldavi, kundër kandidatit komunist, Igor Dodon.

Autoritetet zgjedhore thanë se Çirtoaka fitoi 50.6% në rundin e dytë të zgjedhjeve në Kishinev, ndërsa Dodon fitoi 49.4%.

Shefi i Komitetit Qendror të Zgjedhjeve, Igor Çokan, tha se megjithqë rezultati, me gjasë, nuk do të ndryshoj, ai nuk do të jetë zyrtar derisa të kontrollohen përsëri të gjitha fletëvotimet nëpër lagje.

Çirtoaka ishte kryetar i Kishinevit prej vitit 2007.

Në rundin e parë, në fillim të qershorit, Dodon doli fitues, por asnjëri prej kandidatëve nuk kishte 50% të votave, për ta evituar rundin e dytë.

Votimi i djeshëm është parë si test për Aleancën pro-evropiane, që e udhëheq qeverinë e Moldavisë, prej nëntorit të muajit të kaluar.
XS
SM
MD
LG