Ndërlidhjet

Kocijançiq: Kosova, Serbia - afër disa marrëveshjeve


Kosova dhe Serbia janë afër zgjidhjes së disa çështjeve në negociatat, që po zhvillohen me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, kanë thënë sot zyrtarë të BE-së.

Bashkimi Evropian pret që rundi i ardhshëm i dialogut të mbahet në fund të qershorit, por data ende nuk është përcaktuar, tha Maja Kocijançiq, zëdhënëse e BE-së në Bruksel.

“Ne jemi afër marrëveshjes në disa çështje dhe ne dëshirojmë të shohim marrëveshjet e para konkrete në rundin e ardhshëm”, i tha Kocijançiq, agjencisë DPA.
XS
SM
MD
LG