Ndërlidhjet

logo-print

BE-ja imponon sanksione kundër bizneseve të Bjellorusisë


Diplomatët e Bashkimit Evropian thonë se ministrat e jashtëm sot i kanë zgjeruar sanksionet ekonomike kundër Bjellorusisë, duke ndërmarrë ngrirjen e pasurive të tri firmave, që kanë lidhje me presidentin Aleksander Llukashenka.

Ky vendim ka për qëllim rritjen e presionit financiar mndaj regjimit, për ta ndalur goditjen kundër opozitës.

Diplomatët e paidentifikuar, të cituar nga agjencitë perëndimore të lajmeve, thanë se tre biznesmenë, të afërt me presidentin Llukashenka, poashtu janë vënë në listën e personave që janë të prekur nga sanksionet e BE-së.

Tashmë BE-ja ka imponuar ndalesë në udhëtim dhe ngrirje të aseteve për 188 njerëz në Bjellorusi, përfshirë disa nga qarqet e afërta me presidentin Llukashenk dhe disa gjyqtarë.
XS
SM
MD
LG