Ndërlidhjet

logo-print

BE i jep ultimatum Greqisë


Ministrat e financave të euro-zonës i kanë dhënë Greqisë dy javë kohë, që të miratojë pakon e kursimit, në këmbim të këstit të radhës prej 12 miliardë eurosh, duke bërë kështu presion mbi Athinën që të rregulloje problemet financiare.

Ministrat i kanë lëshuar një ultimatum Greqisë, duke thënë se qeveria greke, parlamenti dhe shoqëria në tërësi, duhet që deri më 3 korrik të miratojnë një pako të re për shkurtime të shpenzimeve, ngritjen e taksave dhe masa privatizuese, më qëllim që të marrë këstin nga pako e shpëtimit e BE-së dhe FMN-së.

“Miratimi i pakos nga ana e parlamentit grek është thelbësore dhe duhet të bëhet me kohë, në mënyrë, që ne të mund ta marrim vendimin me 3 korrik”, tha Zhan Klod Xhanker, i cili kryeson Eurogrupin, të përbërë nga 17 ministra të financave të eurozonës.
XS
SM
MD
LG