Ndërlidhjet

Asad: "Sabotuesit", fajtorë për krizën


Presidenti i Sirisë, Bashar al-Asad ka fajësuar “sabotuesit” për krizën në Siri.

Që nga mesi i muajit mars, Siria është përballë me protestat anti-qeveritare.

Në një adresim televiziv, Asad bëri thirrje për dialog kombëtar, por ai tha se është e rëndësishme që të bëhet diferencimi mes “sabotuesve” dhe njerëzve me “kërkesa legjitime” për reforma.

Opozita vlerëson se më shumë se 1.400 sirianë janë vrarë dhe 10 mijë janë burgosur, në aksionet qevritare të forcave të Asadit.

Protestuesit kërkojnë rrëzimin e Asadit. Më shumë se 10 mijë refugjatë kanë ikur në Turqi.

Në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së në Luksemburg u kërkua që blloku të përgatitet për zgjerimin e sanksioneve ndaj regjimit të Asadit.
XS
SM
MD
LG