Ndërlidhjet

Gazetarët braktisin Iranin e Kubën


Sipas një hulumtimi të ri, Irani dhe Kuba, vitin e kaluar i kanë detyruar të emigrojnë aq gazetarë, sa të gjitha shtete tjera së bashku.

Raporti i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve tha se “afër 70 gazetarë janë detyruar në mërgim më 12 muajt e fundit, dhe më shumë se gjysma vinin nga Irani dhe Kuba, dy nga shtetet më represive në botë”.

Në raport thuhet se edhe Kuba edhe Irani i kanë detyruar që të emigrojnë nga 18 gazetarë.

Hulumtimi thotë se shumica lanë vendin e vet nga frika se do të burgoseshin, ndërsa një nunër më i vogël, kanë ikur pasi që janë ngacmuar, apo sulmuar fizikisht.

Nga Pakistani vitin e kaluar kanë ikur tre gazetarë.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, tha se ka numëruar vetëm ato raste që kanë qenë të regjistruara, dhe tha se grupet tjera vlerësojnë se numër më i madh i gazetarëve janë detyruar të lëshojnë vendin.
XS
SM
MD
LG