Ndërlidhjet

Rrëzohet aeroplani rus, 44 viktima


44 persona kanë vdekur pas rrëzimit të një aeroplani udhëtarësh kur u fut në një mjegull të dendur në pjesën veriperëndimore të Rusisë.

Mediat e vendit raportojnë se aeroplani mori flakë pasi u rrëzua në një autostradë në afërsi të aeroportit në Petrozavodsk.

Tetë persona kanë arritur të mbijetojnë, përfshirë edhe një djalë 10 vjeçar, të cilët janë hospitalizuar në gjendje të rëndë.

Aeroplani i AirRus-it, është nisur nga aeroporti i Moskës, ndërsa është rrëzuar pak para mesnatës.
XS
SM
MD
LG