Ndërlidhjet

Qeveria e re greke votohet sot në parlament


Kryeministri grek, George Papandreu, do përballet me votimin e besimit të qeverisë së tij sot, në parlamentin grek.

Papandreu bëri ndryshime në qeveri të premtën e kaluar pas krizës së brendshme politike dhe protestave në rrugë kundër planeve për shkurtime të tjera buxhetore dhe shitjen e pronave të shtetit me qëllim që të tejkalohet kriza me të cilën po përballet Greqia.

Ai i ka bërë thirrje popullit që t’i pranojë shkurtimet e reja buxhetore që të shmangin atë që Papandreu e quajti, “pasoja katastrofale” të pamundësisë për të paguar borgjin.

Të hënen, ministrat e financave të eurozonës, i kanë dhënë Athinës dy javë kohë që të aprovoj shkurtimet të tjera buxhetore që të siguroj pjesën tjetër të kredisë së urgjencës, në vlerë prej 12 miliard euro.
XS
SM
MD
LG