Ndërlidhjet

Gratë saudite ju kërkojnë ndihmë Klintonit dhe Eshtonit


Një koalicion i aktivisteve saudite i kanë kërkuar gruas me pushtetin më të madh në perëndim, që publikisht të përkrahë një fushatë të grave në Arabinë Saudite për të fituar të drejtën e ngasjes së veturave.

Grupi, Gratë Saudite për Vozitje, ka njoftuar se i ka dërguar një letër Sekretares Amerikane të Shtetit, Hillari Klinton dhe shefes së politikës së jashtme të BE-së, Kethrin Eshton, që t’iu ndihmojë të ndryshojnë faktin se në atë shtet kanë mundësi vetëm meshkujt t’i japin veturave.

Rreth 40 gra saudite morën timonin në dorë të premtën për të filluar kështu fushatën që kërkon heqjen e ndalimit për ngasjen e veturave nga gratë në shtetin ultra-konservativ mysliman.
XS
SM
MD
LG