Ndërlidhjet

Sulmi i sotëm në Irak, 21 të vdekur e mbi 30 të lënduar


Kanë vazhduar sulmet edhe sot në Irak ku nga shpërthimi i një bombe janë vrarë së paku 21 persona në pjesën qëndrore të këtij shteti.

Zyrtarët vendor thonë se një veturë bombë shpërtheu sot para zyreve të guvernatorit lokal në qytetin Divanija.

Personeli mjekësor që trajtoj të lënduarit në këtë qytet, 150 kilometra në jug të Bagdadit, ka thënë se mbi 30 persona të lënduar janë dërguar në spital.
XS
SM
MD
LG