Ndërlidhjet

Parlamenti iranian vazhdon ta kundërshtoj Ahmedinexhadin


Parlamenti iranian sot nuk e ka pranuar propozimin e Presidentit Mahmud Ahmedinexhad, për emërimin e ministrit të parë të sportit për këtë shtet.

Një agjenci e lajmeve ka raportuar se mbi 55 % e deputetëve e kanë hedhur poshtë kandidaturën e 43 vjeçarit, Hamid Sajadi, ish kampion i vrapimit të shpejtë në Azi gjatë viteve të 90-ta dhe zëvendës udhëheqës i organizatës së sportit të Iranit.

Kjo lëvizje ka qenë edhe një sinjal i kundërshtimit të presidentit të Iranit nga parlamenti i këtij vendi.

Ahmedinexhadi i kishte bërë kerkesë të veçantë parlamentit që të aprovojë kandidaturën e tij për ministër të sportit pasi e ka konsideruar so interes kombëtar të Iranit.
XS
SM
MD
LG