Ndërlidhjet

logo-print

Fajon: Serbia në fund të vitit mund të fitojë statusin e kandidatit



Ekziston mundësi reale që deri në fund të këtij viti, Serbia të fitojë statusin e kandidatit për anëtarësim në Bashkimin e Evropian dhe datën e fillimit të bisedimeve për këtë proces. Një deklaratë të tillë e ka bërë e deputetja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon, për Radion Evropa e Lirë.

Duke folur për dilemën nëse Serbia duhet ta njohë shtetësinë e Kosovës para hyrjes në Bashkimin Evropian, zonja Fajon tha se është ende herët të flitet për këtë çështje të, siç e ka cilësuar ajo, të ndjeshme.

“Tani kemi bisedimet midis Kosovës dhe Serbisë, atë dialogun teknik, dhe është e rëndësishme që të krijohen kushtet normale për jetën e njerëzve të të dyja palëve”, ka thënë Fajon.
XS
SM
MD
LG