Ndërlidhjet

Hoxhaj e vazhdon vizitën në Luksemburg


Pas pjesëmarrjes në Forumin e BE-së me ministrat e jashtëm të Balkanit, kryediplomati kosovar, Enver Hoxhaj, sipas një komunikate të MPJ-së, do ta vazhdojë vizitën në Luksemburg, ku do zhvillojë takime me zyrtarë udhëheqës të këtij shteti.

Në takimin që, gjithmonë sipas komunikatës së MPJ-së, Hoxhaj do e zhvillojë me homologun e tij të Luksemburgut, do të diksutohen mënyrat e asistimit të Kosovës në proceset euro-atlantike dhe thellimin e bashkëpunimit në mes të dy shteteve.

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj do të takohet edhe me pjesëtarë të tjerë të kabinetit qeverisës të Luksemburgut dhe me “personalitete të tjera politike dhe zyrtarë të shtetit të Luksemburgut”.
XS
SM
MD
LG