Ndërlidhjet

Irani e liron nga burgu një aktivist për të drejtat e njeriut


Irani e ka liruar një akvitist të të drejtave të njeriut, Emadedin Bagi, pasi ka qëndruar në burg për një vit me akuzat se ka përhapur “propagand kundër regjimit”.

Lirimi është njoftuar nga avokati i Bagit, Saleh Nikbakt. Aktivisti në fjalë ishte dënuar në korrik të vitit 2010, me një vit burg dhe më pas është përjashtuar nga aktivitetet politike për pesë vjet.

Gazetari i shpërblyer për punën e tij, ishte arrestuar më 28 dhjetor të vitit 2009, një ditë pasi përkrahësit e opozitës dolën në rrugë për një raund të ri të protestave kundër zgjedhjeve të kontestuara presidenciale ku fitoj Mahmud Ahmedinexhad.

Aktivisti 49 vjeçar, që ishte nderuar me çmimin prestigjioz, Martin Enals, për aktivizëm në të drejtat e njeriut në vitin 2009, ka bërë fushatë gjithashtu edhe kundër dënimit me vdekje.
XS
SM
MD
LG