Ndërlidhjet

logo-print

Shtyhet sërish interpelanca e Thaçit në Kuvend


Interpelanca e kryeministrit Hashim Thaçi për autostradën Vërmicë – Mërdar është shtyrë për një afat të pacaktuar. Kryesia e Kuvendit, sipas kryetarit Jakup Krasniqi, ka marrë njoftime nga qeveria se kryeministri Hashim Thaçi nuk do të jetë javën e ardhshme në Prishtinë, kështu që interpelanca e thirrur nga lëvizja Vetëvendosje është shty për një afat të pacaktuar.

“Me gjasë diku në fillim të korrikut mund të mbahet interpelanca”, tha kryetari Krasniqi. Ai potencoi po ashtu se javën e ardhshme edhe një pjesë e deputetëve nuk do të jenë në Kosovë.

Interpelanca e thirrur nga Grupi Parlamentar i Vetëvendosjes ishte caktuar fillimisht për datën 20 qershor, por ishte shty për shkak të vdekjes së deputetes Nekibe Kelmendi
Me këtë interpelancë, vetëvendosje kërkon nga kryeministri Thaçi që ta njoftoj Kuvendin me kontratën që ka nënshkruar për ndërtimin e autostradës, të quajtur rruga e kombit - “Ibrahim Rugova” me ndërmarrjen turko – amerikane Bechtel & Enka.
XS
SM
MD
LG