Ndërlidhjet

Polonia e përfaqëson BE-në me ambasador në Bengazi


Polonia ka njoftuar se do e dërgojë një ambasador në qytetin që mbahet nën kontroll nga rebelët libian, Bengazi, gjatë kohës sa e ka presidencën e BE-së.

Ministri i jashtëm i Polonisë, ka thënë se ambasadori i këtij shteti, Vojçiek Bozek, do të dërgohet në qytetin e pjësës lindore të Libisë gjatë presidencës gjashtë mujore të Polonisë, mandat ky që fillon më 1 korrik.

Bozek do të përfaqësoj interesin e BE-së, 27 anëtarëshe.

Në mars, Polonia e mbylli ambasadën e saj në kryeqytetin libian, Tripoli.

Në maj, Radoslav Sikorski, është bërë ministri i parë i jashtëm i Evropës që e ka vizituar Bengazin për të treguar përkrahje për kryengritjen.
XS
SM
MD
LG