Ndërlidhjet

logo-print

Kroes: Facebook s'po mbron si duhet të miturit


Një zyrtare e lartë e BE-së, ka thënë sot se rrjetet sociale siç është facebook, po i ekspozojnë fëmijët para rreziqeve potenciale si pedofilet apo ofendimi përmes internetit.

Zëvendës-presidentja e Komisionit Evropian, Neelie Kroes, përmes një komunikate ka thënë se “shumica e rrjeteve sociale po dështojnë që të sigurojnë mundësinë që në profilet e minorenëve të kenë qasje vetëm personat që janë pjesë e listës së miqëve të tyre.

Ajo ka thënë se vetëm faqet, Bebo dhe MySpace, sigurojnë një gjë të tillë.
Kroes është cituar duke përmendur rezultatet e testeve të bëra gjatë dy muajve, teste këto që kanë mbuluar 14 rrjete sociale, përfshirë edhe facebook-un.
XS
SM
MD
LG