Ndërlidhjet

logo-print

Luksemburgu mbështet ekonomikisht Kosovën


Gjatë qëndrimit në Luksemburg, Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj dhe Marie-Josée Jacobs, Ministre e Familjes, Integrimeve, Bashkëpunimit dhe Veprimtarive Humanitare e Luksemburgut kanë nënshkruar një marrëveshje përmes të cilës Luksemburgu do të mbështesë aktivitete të ndryshme arsimore, shëndetësore dhe sociale në Kosovë.

Përmes një njoftimi për media të MPJ-së, bëhet e ditur se marrëveshja e nënshkruar kap një vlerë prej 3.5 milionë euro.

“Kjo marrëveshje, është përkrahur edhe nga “Caritas”-i i Luksemburgut në Kosovë, i cili do të mbështesë aktivitete të ndryshme arsimore, shëndetësore dhe sociale në Komunën e Ferizajt dhe komuna të tjera”, ka thënë minsitri Hoxhaj.

Në anën tjetër, Marie-Josée Jacobs, ka shprehur bindjen se marrëveshja e nënshkruar do t’i ndihmojë qytetarët e Republikës së Kosovës.

“Nëpër disa komuna kemi projekte shumë të rëndësishme në sferën e Arsimit dhe Shëndetësisë. Dhe ne do të vazhdojmë këtë mbështetje”, citohet të ketë thënë Jacobs.
XS
SM
MD
LG