Ndërlidhjet

Ndalimi perimeve të BE-së, vonon anëtarësimin e Rusisë në OBT


Ndalimi i importit të perimeve evropiane nga ana e Rusisë, pas shpërthimit bakterial të E.Colit, i ka komplikuar përpjekjet për përfundimin e bisedimeve në lidhje me kërkesën e Moskës që t’i bashkohet Organizatës Botërore te Tregtisë, ka thënë komisioneri për Tregti i BE-së, Karel De Gucht.

Ai ka hedhur dyshime se mund të bëhen përparime në ditët e ardhshme, pasi siç ka thënë, BE po përballet ende me ndalesë totale të importit të perimeve evropiane.

“Kjo nuk është një gjë e vogël. Kjo që po e bjënë rusët është plotësisht e papranueshme dhe nuk do ta pranojmë. Shpresoj se në ditët e ardhshme kjo çështje do të zgjidhet”, ka thënë De Gucht.
XS
SM
MD
LG