Ndërlidhjet

Qeveria Papandreu e fiton votëbesimin në Parlamentin grek


Qeveria e sapo formuar e Kryeministrit grek, George Papandreu, i ka mbijetuar votëbesimit në parlamentin grek. Qeveria e fitoj këtë votëbesim me 155 vota pro, 143 kundër në parlamentin me 300 deputet, ndërsa dy deptutet abstenuan.

Të gjithë deputetët e partisë socialiste të Papandreut, kanë votuar në të mirë të qeverisë, përbërja e së cilës është ndryshuar javën e kaluar.

Bashkimi Evropian dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar, kanë kërkuar nga Greqia aprovimin e masave të reja të shkurtimeve të buxhetore nëse ky vend dëshiron që të marrë kistin e radhës prej 12 miliard eurove, të pakos shpëtuese apo të përballet me bankrotim.

Ligjvënësit grekë, javën tjetër pritet të votojnë pro një pako prej 28 miliard eurove si masë e reja të shkurtimeve buxhetore duke aplikuar kështu reforma fiskale.

Shkurtimet e reja buxhetore kanë nxitur protesta masive dhe greva në tërë Greqinë, të cilët thonë se masat e reja do dënojnë banorët e rëndomtë grekë.
XS
SM
MD
LG