Ndërlidhjet

John Huntsman, kandidati i radhës i republikanëve për president


Personi që ka punuar si ambassador i Presidentit Barak Obama në Kinë, e ka lajmëruar nisjen e fushatës për të sfiduar Obamën në zgjedhjet presidenciale të vitit 2012.

John Hunstamn, ish guvernator i shtetit amerikan të Utah, e ka nisur edhe formalisht fushatën për marrjen e nominimit nga Partia Republikane të martën në Nju Xhersi, me statujen e lirisë që qëndronte prapa tij.

Në fjalimin e tij, Huntsman, ka thënë se tani është koha për Amerikën, të nis zvogëlimin e përfshirjes së saj në konfliktet e Afganistanit dhe Irakut dhe fillimin e fokusimit në forimin e saj.

Huntsman nga vëzhgues të politikës amerikane shihet se ka kredenciale të fuqishme diplomatike në mesin e kandidatëve të përmendur republikan.
XS
SM
MD
LG